PAPION: Mban mend për ty, raporton çfarë të duhet ty!

Nuk ka instalim, nuk nevojiten servera
Nga çdo pajisje, nga çdo platformë
Nga çdo vend, në çdo kohë
Intuitiv dhe i thjeshtë në përdorim

Rreth Papion

Papion është një iniciativë e një grupi që punën e shikon me përulësi, përkushtim dhe pasion.
Duke kërkuar mënyra dhe instrumente se si puna organizative dhe marrëdhënia në grup të jetë me sa më pak pengesa, ne mbritëm në një platformë që me mund, përkushtim, orë të gjata pune e ndërtuam nga zero.
Synojmë që në organizatat shqiptare të futim një instrument të tillë duke krijuar frymën e inovacionit dhe thjeshtuar punën e tyre, pra të ndryshojmë se si punojnë aktualisht ato.
Puna është dinamike, zyra kërkon përqëndrim, dhe terreni është kaotik, ne besojmë se me këtë instrument menaxhimi mund të kordinojmë punën duke i vendosur të gjitha në një platformë lehtësisht të disponueshme nga kudo dhe kurdo. E bukura e kësaj platforme është se mban mend për ty dhe të raporton çfarë do ti.
Ndihmon anëtarët e organizatës në rritjen e transparencës, përgjegjësive, korrektesës, dhe nxit njerëzit të punojnë bashkë për të mirën e organizatës.