Pse Papion?

Ka shumë arsye pse të zgjidhni papion

Më Mirë

Platformë lehtësisht e kuptueshme, e arritshme nga të gjithë

Papion është krijuar për të shmangur platforma të cilat kërkojnë kohë për tu mësuar, duke detyruar punojësit e një kompanie që tu nënshtohen trajnimeve të shumëta për të kuptuar si funksionon. Merr Papion dhe jepi fund orëve të shpenzuara për të kuptuar se çfarë duhet të bësh, Papion është dizenjuar posaçërisht për ty.

Skedulo projektet, vendos kohën, përcakto detyrat, kontrollo ecurin e punës, në vetëm një vend

Shumë projekte, pak kohë dhe shumë punë të tjera për tu realizuar? Menaxho kohën tende dhe shkurto punë, vetëm në një vend ti mund të krijosh projektet, të caktosh detyrat për çdo projekt, të vendosësh kohën e përfundimit, prioritet, të caktosh njerëzit përgjegjes dhe të kontrollosh qetësisht ecurinë e punës. E mendon sa shumë kohë do të merrte realizimi i të gjithë këtyre proceseve më vete?

Më Shpejt

Kontrollo të gjithë punët, kudo je, në çdo kohë

Keni klientë për të takuar? Klienti juaj ndodhet jashtë qytetit por ju duhet të caktoni dikë të besuar për t’ju komunikuar si po shkon puna? Tani jo më, nëpërmjet PAPION ti mund të caktosh, kontrollosh dhe të shikosh ecurinë e punës në çdo kohë, kudo që ndodhesh, nga laptopi, tableti apo telefoni juaj.

Komuniko në kohë reale, nëpërmjet chat dhe komenteve

Shiko progresin e punës dhe komuniko në kohë reale me punojësit e tu, pa patur nevojën e zhvillimit të mbledhjeve apo dërgimin e email-eve. Nëpërmjet kësaj platforme ju mund të komentoni direkt nëpër detyra për të qartësuar se çfarë duhet bërë.

Më Lirë

Ul kostot e komunikimit

Nuk keni pse shpenzoni kredite shtesë nga telefoni juaj, PAPION mundëson komunikimin në kohë reale me të gjithë personat përgjegjës për realizimin e detyrave nëpërmjet komenteve. Me këtë platoformë ti si menaxher komunikon me të gjithë njëkohësisht, pa pasur nevojën për të folur me gjithsecilin, duke kursyer kështu kohë dhe para.

Nëse gjeni nje alternative më të lirë se PAPION, ne ua japim abonimin falas!

phoneTelefono Tani!